Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit tregon detaje rreth arratisjes së anijes siriane me 500 tonë kripë nga Porti i Durrësit.

Qytetari shkruan tek Berisha se anija u ndihmua nga kapiteni i kapitenerisë së Portit, Taulant Allka dhe kryetari i kapitenerisë së Shqipërisë, Paulin Ndreu, vëllai i deputetit të PS-së Pjerin Ndreu.

DENONCIMI TEK BERISHA:

 Porti i Durrësit si port i Mafies!
Zyrtaret e portit dhe të policisë lejuan së bashku arratisjen e anijes!
Siguri mafioze e shkallës më të lartë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I nderuar zoti Berisha.
Ne ARRATISJEN e anijes me mall brenda të zhdoganuar nga porti i Durrësit ka ndihmuar kapiteni i kapitenerisë të portit Taulant Allka dhe kryetari i kapitenerisë të Shqipërisë, vëllai i deputetit socialist Pjerin Ndreu në kompromis me policinë kufitare. Kjo tregon mossigurinë ndaj një biznesi nga shteti i korruptuar.
Me respekt qytetari dixhital”