Deputeti demokrat Edi Paloka është përfshirë në disa replika me gazetarin Blendi Fevziu.

Paloka i ftuar në “Opinion” ka bërë “fajtor” drejtuesin e emisionit, për mos arrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas tij, intervista e Tahirit e dhënë në “Opinion”, bëri Ramën të ndihej i kërcënuar dhe e mori në mbrojtje.

I ftuar në “Opinion” Paloka tha se Rama nuk u kërcënua nga shprehja “s’keni parë gjë akoma”, por nga mënyra se si ish-ministri Tahiri, u paraqit në studion e Fevziut pas lëshimit të urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria.

“Fevzi, ti e ke fajin që Tahirin e mori në mbrojtje Rama. Po mos të vinte të qante Tahiri këtu, Rama nuk do e merrte në mbrojtje. Kur ai e pa Tahirin që po qante këtu, tha se ça do bënte kur do shkonte në Prokurori. Çdo gjë që Rama bën për të mbrojtur Tahirin nuk e bën realisht për atë, por për të mbrojtur veten.

Nuk e kërcënoi me deklaratën “s’keni parë gjë akoma”, Rama u kërcënua kur e pa që po qante këtu në studio”, u shpreh Edi Paloka.