Deputeti i PD-së i del në mbrojtje Stresit: Rama ka hakmarrje personale me të

Postuar: 14/04/2018 - 20:13

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ka dalë në mbrojtje këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si “Stresi”, i cili u kap duke konsumuar lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Boçi i ka dalë në mbrojtje këngëtarit, duke nënvizuar se kjo është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj tij pasi e ka kritikuar publikisht.

Postimi i plotë:

“Stresi i Ramës quhet STRESI

Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.

Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejtpërdrejta.

Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia.

Prandaj nuk është fare i qetë për këtë.

Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar.

I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.

Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.

Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.

Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë.

Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht është vetë kryeministri.

Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”.

Ky nderohet!????

Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit”

Image result for stresi arkimed lushaj

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zhduken pa asnjë gjurmë 18 pistoleta që ndodheshin në ruajtje në burgun e Fushë Krujës.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç gjatë vizitës së saj në Tiranë, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku përsër

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, për

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi në kuvend projektligjin që qeveria ka sjellë për uljen e taksave për bizneset e lojërave të fatit.

Kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho, i është kthyer dhe një herë debatit për votimin për ligjin e Teatrit, ku një prej deputetëve votoi

Lungomare do shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale nisje

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj ka paraqitur raportin vjetor të punës së këtij institucioni në Kuvend.

Shumica në pushtet do të provojë të votojë sërsish sot ligjin për shkollën e Magjistraturës, që i hap kështu rrugë emërimeve në sistemin

Qytetari dixhital ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se 4 nga të arrestuarit për falsifikimin e vizave për në SHBA dhe Kanad

Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike, ka shfaqur në publ