Deputeteja e Levizjes Socaliste për Integrim për Durrësin, Nora Malaj, ka reaguar në lidhje me projektin qeveritar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për dëgjesen që komisioni i Medias po zhvillon me artistët shqiptarë.

“Sot po bëjmë një nga dëgjesat më të dhimbshme që kemi bërë ndonjëherë si Komision. Të jesh patriot, nuk do të thotë vet të tundësh vetëm flamujtë e atdhedashurisë, po njëherazi duhet të mbrosh vlerat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, të mbrosh interesat e atyre njerëzve që në dekada me radhë në sallën e këtij teatri na kanë mbrojtur me dashuri e atdhetarizëm dhe na bënë që ne sot, duhet dhe jemi me çdo zë aktori, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar”, shkruan Malaj në një reagim në rrjetet sociale.

Shënimi i plotë i deputetes Malaj në Facebook:

Qeveria e papërgjegjshme do të shembi Teatrin, si Neroni dogji Romën!
Sot po bëjmë një nga dëgjesat më të dhimbshme që kemi bërë ndonjëherë si Komision. Të jesh patriot, nuk do të thotë të tundësh vetëm flamujt e atdhedashurisë, po njëherazi duhet të mbrosh vlerat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, të mbrosh interesat e atyre njerëzve që në dekata me radhë, në sallën e këtij Teatri na kanë mbrojtur me dashuri e atdhetarizëm dhe na bënë që ne sot, duhet dhe jemi me çdo zë aktori, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Sot është ulur këmbëkryq flirti ilegal midis qeverisë e biznesit, duke sjellë një pseudoligj të paparë e të padëgjuar! Askush nuk ka të drejtë të tradhtoj kauzën e komunitetit të artistëve, që të marr fund një herë e pêrgjithmonë kjo situatë absurde, e cila do të ishte e denjtë për një vepër kafkjane. Ne nuk jemi të huaj në vendin tonë, po jemi qytetarë europianë, që qeveria duhet të na trajtojë si të tillë, që e duan kulturën dhe kjo nuk është kauz për protagonizëm, por për të mbrojtur të drejtën për mbrojtjen e Teatrit dhe vlerave të trashëgimisë kulturore, për mbrojten e Teatrit Kombëtar si vlerë e Kombit!