Pas tragjedisë së Selenicës, deputetja socialiste Elisa Spiropali, në një postim në Facebook shkruan se për vrasësit me apo pa probleme mendore duhet të jepet dënimi maksimal.

Ndër të tjera Spiropali shkruan se gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet, ndaj propozon fillimin e një fushate për mbledhjen e armëve. 

POSTIMI I PLOTË

Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.

Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!