Pas konferencës së gazetarit që realizoi audiopërgjimin e Agron Xhafajt dhe Albert Veliut ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama i drejtohet Bashës se ndërkohë që zhytet thellë e më thellë, ai po pret përgjigjen shkencore të audiopërgjimit, e në fund shqiptarët do shohin e gjykojnë, sipas kryeministrit.

POSTIMI I RAMËS

Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!