Dita ndërkombëtare e radios, Meta falënderon gazetarët e vjetër

Postuar: 13/02/2018 - 17:14

   Në kuadër të Ditës Botërore të Radios, Presidenti Ilir Meta ka takuar në ambientet e Presidencës disa nga ikonat e gazetarisë shqiptare ndër vite, jo vetëm si një shenjë e falënderimit por edhe për të dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë.

Fjala është për gazetarët e radios, ata komentatorë që kanë përçuar ndeshjet e sportit nëpër shtëpitë e shqiptarëve në një kohë që prej 28 vitesh është zhdukur.

Duke marrë shembull prej tyre, Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh të rinjve shqiptarë që të qëndrojnë larg drogës apo simultantëve të tjerë, por të merren me sport.

"Të dashur miq, me rastin e Ditës Botërore të Radios, ishte kënaqësi e privilegj të takoja sot ikonat e radios shqiptare ndër vite, jo thjesht për të përkujtuar një datë simbolike, por edhe për të vlerësuar në radhë të parë kontributin e tyre dhe të gjithë drejtuesve, gazetarëve e komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të palodhur të radios, që sot nuk janë më midis nesh.

Viti i UNESCO-s për Radion dhe Sportin, duhet të shërbejë për t’u bërë thirrje të rejave e të rinjve shqiptarë të merren me sport, larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit",- tha presidenti Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Partia Demokratike përmes një deklarate zyrtare kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të shkarkojë nga detyra kryebashkiakun e majtë të

   Ish-Presidenti Bujar Nishani reagon në lidhje me dekorimin e ish-deputetit të PS-së, Gafur Mazreku i cili i bëri atentat në parlament,

   Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin i konsideron thashetheme diskutimet e ditëve të fundit se në Shqipëri do t

Presidenca e Shqipërisë ka reagur për vendimin e shpalljes “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda amb

Sipas të gjitha gjasave kryqëzata e personalizuar e Edi Ramës për të bindur shtetet anëtare të BE që të hapin negociatat me Shqipërinë nu

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar ka reaguar rreth vendimit të dhënies së tiutllit "Qytetar nderi" nga Bashkia

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS-së e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, kritike e hapur e kreut të PD-së, Basha, e ftuar në KAPITAL në Vizion Plus,

Rinegociimi i marrëveshjes së detit me Greqinë ka pështjelluar sërish opinionin publik.

Pas lajmit se Partia Socialiste shtoi në radhët e saj dy deputete të reja nga PDIU, Reme Lalën dhe Elena Xhina, kjo e fundit ka reaguar p