Dule: Në Himarë po tentohet rrëmbimi i pronave

Postuar: 14/11/2017 - 19:03

   Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ishte i ftuar në “Zërin e Amerikës” ku foli për takimin mes ministrin të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut grek Niko Kotzias, zhvillimet me Greqinë si dhe kanabizimin e vendit.

Dule tha se uron që pas takimit të dy ministrave të ketë zhvillime pozitive, pasi sipas tij gjatë qeverisjes së Ramës, janë bërë hapa mbrapa në lidhje me Greqinë.

Ju keni kundështuar ligjin për pakicat kombëtare?

“Është hap prapa, ka elemente që na çojnë në epokën e Luftës së Ftohtë. Kur ligji u njeh qytetarëve të drejtën e vetëdeklarimit, ndërfut çështjen e regjistrave të gjendjes civile. Unë me dëshirën për të patur një ligj kontemporan prezantova disa amendamente, por që nuk u pranuan nga mazhoranca. Në Himarë po tentohet rrëmbimi i pronave. Jemi në një situatë të rënduar politike. Vendin e ka kapur një tumor që kërkon operacion të thellë. Sot duhet më shumë se kurrë të pranohen përmasat e fenomenit të kanabisit. Duhet të gjenden përgjegjësit”.

Kanabisi po goditet?

“Duhet të themi si erdhëm deri në këto nivele. Në tavolinën e Ramës ka disa pyetje për këtë fenomen? Ai ishte tolerant a bashkëpunues Rama për këtë? Nuk kam dëgjuar qoftë edhe një fjalë nga Rama për narkotikët, drejtuar të rinjve. Ky fenomen monstruoz po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë dhe ekonomisë".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas 48 orësh negociata në një hotel privat të Korçës me homologun e tij grek Nikos Kotzias, ka ardhur reagimi i parë për mediat i ministr

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në njësinë 5 në Tiranë akuzoi kryeministrin Rama, por pa ia përm

Ndërsa Shoqata për Autonominë Vendore zhvillonte një mbledhje ku morën pjesë kryetarët e 45 bashkive të vendit, edhe kryeministri Edi Ram

Ndonëse ata të dy ishin figurat kryesore që e ngritën, duket se partia Libra në mbledhjen e Komisionit të Etikës, ka marrë një vendim dra

   E papritur levizja, por Ben Blushi sapo deklaroi që tërhiqet nga drejtimi i LIBRA-s.

   Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar me banorët e Vaut të Dejës ku bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpre

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e saj të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon fakt

   Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video me një mësuese, e cila vuan nga tumori.

   Vetëm pak ditë pasi një mësuese nga Rrësheni u vu në qendër të vëmendjes për shqetësimin që ngrit në një nga dëgjesat e hapura të qyte

   Në zgjedhjet e 25 qershorit kreu i PD-së, Lulzim Basha la jashtë listave “armatën” e vjetër të partisë.