Pas debatit të madh për godinen e Teatrit Kombëtar, reagimit të fortë të artistëve kundër dhe përplasjes me ministren, edhe pas replikave në distancë me të madhin Robert Ndrenika, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë një komentues që e ka pyetur Ramën në faqen e tij në “Facebook”, nëse i ka dëgjuar Ndrenikën dhe Bujar Asqeriun që flasin nga plasja e shpirtit. Rama i është përgjigjur se teatri i Ri Kombëtar do bëhet, duan apo s’duan ata që nuk sipas Ramës nuk dinë çfarë duan.

REPLIKA 

Komentuesi: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!

rama