"Edi dhe Olsi Rama kërkojnë t’i mbyllin me çdo kusht gojën durrsakut të arrestuar për 613 kg kokainë"

Postuar: 13/03/2018 - 16:21

"Edi dhe Olsi Rama kërkojnë t’i mbyllin me çdo kusht gojën Pezakut që shkruante se transportonte drogë për partizanët dmth vëllezërit Rama!"

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital ku shkruan se kryeministri Rama është takuar në spital me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pavarësisht mohimit nga ana e kreut të qeverisë.

Qytetari dixhital i shkruan Berishës se, Rama në këtë takim i ka premtuar Tahirit ndërprerjen e hetimeve si dhe ka disktuuar për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur së fundmi në Durrës. Sipas tij, Edi dhe Olsi Rama, kërkojnë ti mbyllin gojën 25-vjeçarit nga Durrësi Armando Pezaku, i arrestuar për kokainën.

STATUSI I PLOTË

Antidroga dixhitale zbulon:

Qellimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri ne spital! sb

"I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:

Pershendetje doktor Rama mashtroi mbreme si per çdo gje dhe takimin me Tahirin.Ai takim eshte zhvilluar dhe ka patur dy çeshtje:
Se pari Rama i ka premtuar Sajmirit se se shpejti do nderpriten hetimet ndaj tij

Se dyti ne takim eshte diskutuar per ngarkesen e fundit te 613 kg droge te Edi dhe Olsi Rames.Kerkojne ti mbyllin me çdo kusht gojen Pezakut qe shkruante se transportonte droge per partizanet dmth vellezrit Rama!

Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.

Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që "çonte miell për partizanët". Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).

Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun,dhe Saimir Tahirit do te ishte shume e vyer per zberthimin e grupit te partizanve,me respekt.."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka lidhur me deklaratën e Ministrisë së Brendshme, që e cilësoi të pasaktë e jo aktual r

   Pak pasi Policia e Shtetit u shpreh se biznesmeni Edmond Bega, i arrestuar në Greqi nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar, reagoi sërish

Partia Demokratike i ka drejtuar sot të tjera pyetje kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pas arrestimit të Edmond Begos ng

Gjermania vë si kusht për votën e saj pro hapjes së negociatave hartimin e ligjit të ri zgjedhor dhe zbatimin e tij që nga zgjedhjet loka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili akuzon kryetarin e Bashkisë së Shijakut se po gjobit ndërtues

Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentar, Edmond Spaho, ka reaguar sërish për arrestimin e Edmond Begos, i cili njih

Policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar mbrëmjen e së shtunës të shumëkë

   Presidenti Ilir Meta u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Admir Bokrinës, njërit prej dy shqiptarëve që humbën jetën në tragjedin

   Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtri ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

   Përmes një shkrimi në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria italiane vendosi për anul