Pas lajmit për ekzekutimin e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanovic, ka reaguar Tirana zyrtare. Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe kryeministri Rama kanë dënuar ngjarjen e rëndë dhe aktin kriminal.

REAGIMI I METËS

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanovic.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë .

REAGIMI I RAMËS

Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!