Deputeti gjerman Knut Fleckenstein i ka kërkuar Këshilllit Europian që të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Flekenshtein shkruan se ashtu si Shqipërisë edhe Maqedonisë duhet ti hapen negociatat për pranimin në BE.

“Sot i kërkoj Këshillit të fillojë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, të hapin kapituj të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të mos harrojnë se kushtet për lirinë e vizave me Kosovën janë përmbushur.”