FOTO/ Durrës, përkujtohet 73-vjetori i çlirimit të qytetit

Postuar: 14/11/2017 - 12:34

Bashkia e Durrësit ka organizuar ceremoninë solemne me rastin e 14 nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë në 1944. Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kryetari i këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj, kryetari i organizatës së veteranëve të LANÇ-it Durrës Nazim Tafa, veteranë të luftës dhe të afërm të dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

Ceremonia është çelur me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas e ka marrë fjalën kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili deklaroi se do të kujtojmë gjithmonë me respekt të gjithë ata që e deshën qytetin aq shumë sa sakrifikuan edhe jetën e tyre për të. Po kështu kryebashkiaku Vangjush Dako u ka dhënë titullin 'Mirënjohje e Qytetit' veteranëve, Njazi Braçja dhe Teki Lumi si dhe titullin 'Mirënjohje e Qytetit' (pas vdekjes) për veteranët Ramazan Vogli dhe Hamdi Xhelilaj.

Ky titull i është akorduar veteranëve me motivacionin "Veteran, pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe veprimtar aktiv i organizatës së LANÇ-it". Fjalën e rastit në emër të Bashkisë së Durrësit e mbajti drejtori i arsimit, kulturës, rinisë, sporteve dhe komuniteteve fetare Adrian Gurra i cili u shpreh:

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin dhe vetëmohimin e të gjithë këtyre heronjve që në emër te lirise nuk kursyen asgjë për të arritur ditën e madhe dhe të lavdishme të 14 nëntorit, ditën e çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë. Me kalimin e viteve edhe nën thundren e okupimit nazist, qyteti nuk e ndali luftën për çlirim, por përkundrazi e shtoi atë edhe më shumë, duke zgjeruar bazat e luftës dhe shtuar rradhet e luftëtarëve të lirisë. As vrasjet apo masakrimet, burgosjet apo internimet nuk e gjymtuan dot shpirtin liridashës të popullit të këtij qyteti që u kthye në simbol të qëndresës dhe luftës  ndaj nazifashizmit. Sot, pas 73 vjetësh në jemi krenarë të përkujtojmë ditën historike të 14 nëntorit dhe të  shprehim respektin dhe mirënjohjen për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë për të sakrifikuar deri dhe jetët e tyre për lirinë e vendit. Te gjithë së bashku  na duhet të punojmë palodhur për të patur një qytet sa më të begatë, me të pastër, më të lulëzuar, me ekonomi më të zhvilluar e me mirëqenie më të lartë sepse vetëm në këtë mënyrë përmbushim jo vetëm amanetin e të rënëve, por dhe aspiratën e qytetarëve tanë.” 

Në këtë ceremoni e kanë marrë fjalën edhe veteranë të luftës të cilën sollën kujtimet e tyre nga lufta antifashiste nacionalçlirimtare dhe nga dita e çlirimit të Durrësit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mendon se reforma në drejtësi nuk ka nisur ende nga zbatimi. 

   Deputeti Tritan Shehu denoncoi sot strategjinë e re të shëndetësisë si një projekt që do të largojë shërbimet nga qytetarët.

   Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve

Deputeti durrsak përmes një postimi në Facebook ka komentuar çështjen e shumë diskutuar ditët e fundit, atë të zgjedhjes së Prokurorit të

Në mesin e tetorit të këtij viti u bë publike dosja e bandës së trafikut të drogës së Habilajve, ku në njërin nga përgjimet përmendej edh

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në të njëjtën ditë që përkon edhe me kohën kur gj

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin Saimir Tahiri, avokati Maks Ha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me çështjen e zgjedhjes së

Gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentua