Foto me Obamën/ Rama flet për Bilal Shehun dhe 80 mijë dollarët e paguar...

Postuar: 12/03/2018 - 22:01

   Kryeministri Edi Rama, është pyetur mbrëmjen e sotme edhe për personin që financoi fotografinë e tij me ish-Presidentin Barack Obama.

Bilal Shehu, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte ishte në të njëjtën sallë me Presidentin Obama, në mënyrë që të fotografohej me të.  Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet nga persona të huaj për fushatat presidenciale.

Rama u shpreh se Bilali nuk e njihte ligjin amerikan dhe prandaj gaboi, por nuk shpjegoi se ku i gjeti 80 mijë dollarë që u përdorën për foton.

“Lobim do të thotë të ndikosh për të përcjell një mesazh. Në rastin në fjalë nuk ka krahasim. Rasti është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Zotëria, të cilit i është përfolur emri, ka pranuar fajësinë sepse nuk ka njohur ligjin amerikan dhe e ka shkelur. Pranoi fajin e tij dhe kaq. Për çështjen në fjalë, nuk ka patur të bëjë me asnjë lloj financimi nga ana ime apo e Partisë Socialiste. Ka emër dhe mbiemër, e ka marrë përsipër shkeljen që ka bërë. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan”, tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Hap të stërvonuar e konsideron Kryeministri Edi Rama rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën

   Gjatë konferencës për shtyp me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti Ilir Meta foli edhe për paktin detar me Gre

   Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar këtë të mërkurë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen kroate Kitaroviç, n

   Në parlament ministri për Diasporën Pandeli Majko debatoi me shefin e tij Edi Rama për teatrin.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar sot ligjin për Teatrin e Ri, i cili ndodhet në tryezën e tij pas miratimit me procedurë të përshpe

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimet e bëra nga KPK dje, ku dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Tom Ndreca dhe Admir Thanza

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi të mërkurën se Partia Demokratike ka zbuluar mashtrimin e madh me Teatrin Kombëta

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me koordinatorët e bashkëqeverisjes iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë probleme, të

Pas publikimit të fotos nga zëdhënësja e PD, ku në një tryezë ishin bashkë dy deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia si dhe ish-

Kryeministri Edi Rama njihet si një ndër politikanët më aktivë në rrjetet sociale.