Gara për kreun e FSHF-së/ "Bashkim, e bën dot?"

Postuar: 13/01/2018 - 13:58

"Bashkim, e bën dot?", është kjo pyetja që deputeti socialist i ka drejtuar kandidatit për kreun e FSHF-së Bashkim Finos, pasi i kërkon atij t'ia kthejë futbollin fëmijëve e të rinjve.

 

Erion Braçe në një postim në Facebook, tregon hapur që është kundër Dukës teksa shprehet se duhet të shkatërrohet sistemi kriminal në institucionin e futbollit.

POSTIMI I PLOTË

MERRJANI FUTBOLLIN SISTEMIT!
KTHEJANI FUTBOLLIN POPULLIT, FEMIJEVE E TE RINJVE!
BASHKIM, E BEN DOT?
DERISA TE NDODHE KJO, NUK ME INTERESON FSHF!

Nuk kam ndonje interes per zgjedhjet ne Federaten Shqiptare te Futbollit!
Po fare!

E di, do dale dikush te me kujtoje se,
une kam qene heret kunder Dukes dhe federates se tij.

Pooo, kam qene e jam kunder!
Nuk e fsheh!

Por,
me shume se sa kunder Dukes-individ,
me te cilin as me lidh gje e as kam ndonje gje,
une jam kunder sistemit kriminal qe po vret futbollin!

Per kete nuk flet kush!
Lexova edhe kete interviste te Bashkim Finos,
pa diskutim e vleresoj angazhimin e tij per futboll te paster e te ndershem.
I besoj!

Por mua me intereson Sistemi qe Duka ka krijuar.
Ai nuk iken edhe nese iken Duka.
Ai eshte paligjshmeri, pandershmeri, trukim, mashtrim, tallje dhe,
miliona euro te fituara, ricikluara qe po vrasin dite per dite futbollin.
Ai tallet me qindra mije shqiptare qe e duan futbollin,
femije qe duan te luajne futbollin e te rinj qe e luajne futbollin.

Ky Sistem qe nis ne Federate, zbret ne fushe, luhet ne baste dhe,
mbrohet ne televizionin e tani-me cpo shoh, televizionet e Sistemit,
duhet shkaterruar.

Per te cliruar futbollin,
per tja marre Sistemit e per tja kthyer popullit, femijeve e te rinjve,
burrave e grave pasionante qe e ndjekin ate,
si lojen me popullore ne bote.

Bashkim Fino,
nese e ben kete i ke bere nje sherbim te madh,
qindra mije femijeve e te rinjve-se pari, ne kete vend.

Ne ane tjeter,
jam i neveritur nga alibia qe po nderton Armando Duka:
politika po nderhyn ne zgjedhje!

Jo vetem se nuk eshte kjo e verteta.
Por mbi te gjitha sepse kjo alibi deshmon se Duka nuk po mendon fitoren,
por me ligesi demtimin e Shqiperise, futbollit te saj ne Evrope e ne Bote.

Armando Duka llogarit humbjen dhe, po i flet UEFA-s e FIFA-s per politiken, qeverine qe po nderhyn ne futboll.
PO KERKON NDESHKIMIN E SHQIPERISE,
PASI KA SHPALLUR VETEN TE PERJETSHEM NE KRYE TE SISTEMIT TE TIJ!

E verteta eshte krejt tjeter!
Armando Duka eshte zgjedhur kater here president i FSHF me nderhyrjen dhe mbeshtetjen e drejtperdrejte te Partise Socialiste.

Po po, e kane votuar te njejtat bashki qe vetem tani tregohen nga Armando Duka si instrumenti i politikes per te “nderhyre ne futboll”.

Me urdher!
Une kam qene aty dhe e di fare mire kete gje!

Kjo eshte arsyeja qe,
Armando Duka nuk beri asgje as ne mandatin e pare, as ne mandatin e dyte,
as ne mandatin e trete, as ne mandatin e katert,
per te cliruar klubet e futbollit nga varesia e bashkive.

Bashkite ishin vote politike per te dhe ky ishte instrumenti i tij per te fituar!

Por edhe nuk mund te bente me shume se kaq!
Sistemi kriminal qe ka ndertuar, ka shkaterruar garen,
pa gare te drejte e te ndershme nuk ka ekonomi per futbollin dhe,
pa ekonomi, klubet e futbollit e vete futbolli reflektuan mjerimin e financave te bashkive.

Ky eshte mjerimi qe kemi sot!

Bashkim Fino,
nese e rrezon kete skeme-instrument, sic degjova,
i ke kthyer ekonomine futbollit, e ke shpetuar njehere  e pergjithmone!

Ndaj, derisa te ndodhe kjo, nuk me intereson Federata Shqiptare e Futbollit!
Po fare!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për “President të Përbashkët” gjatë vizitës së tij në Ko

Idetë për ndryshimin e kufijvë në Ballkan, presidenti Ilir Meta i konsideron  tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave popul

Mediat greke kanë reaguar ashpër pas refuzimit të presidentit shqiptar Ilir Meta për të autorizuar ministrinë e jashtme, për të negociuar

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e cila në këtë legjislaturë mbeti jashtë Kuvendit të Shqipërisë, gjatë një interviste në “Pasdite n

   I ftuar në emisionin më të ri në ABC News, “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hape

   Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar në një status në Facebook, atë që ajo e cilëson shkatërrim të thesarit arkeologjik.

   Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës e

Beqir Nuredini është kryetari i parë i bashkisë që po hetohet pas prishjes së aleatëve PS-LSI-PDIU.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo një Presi