Kryeministri Ramush Haradinaj ka goditur homologun nga Shqipëria Edi Rama. Ky i fundit kishte thënë se ishte Haradinaj ai i cili shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama që të merret me punët e shtetit të tij. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj thotë se Rama ka shumë ‘shpikje’ me të cilat duhet të merret në Shqipëri.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Rama ka thënë se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.