Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka zbuluar sot se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve të Rregullores, sa i takon kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imuniteti për deputetin Saimir Tahiri.

Në një dalje për mediat nga jashtë selisë së Kryesisë së Kuvendit Balla tha se PS do të votojë gjithmonë pro drejtësisë, duke lënë të nënkuptuar kështu se do të votojnë pro heqjes së imunitetit për Tahirin.

“Nuk ka për të pasur njëherë në Kuvendin e Shqipërisë që PS, të jetë kundër drejtësisë. Ndaj dua t’i them shqiptarëve se PS është këtu për mesazhin që u ka dhënë shqiptarëve. Jemi këtu për drejtësinë”, tha Balla.