Pas deklaratës së drejtorit të Teatrit Hervin Çuli ku i përmend rrogën aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, i cili kundërshton shembjen e godinës, ka reaguar deputetja demokrate e Durrësit, Fatbardha Kadiu.

Kadiu shkruan në Facebook se aktori Mirush Kabashi është një vlerë e shtuar për vendin tonë, ndërsa e cilëson të turpshme deklaratën e Çulit.

STATUSI I PLOTË

Ne respekt te nje aktori te merituar dhe nje njeriu qe eshte vlere e shtuar per Shqiperine.

Drejtori i teatrit kombetar I tregon pagen Mirush Kabashit. TURP

A I tregon dot ndonje post qe Mirush Kabashi ka marre pa e merituar?!!! Jo

A I tregon dot ndonje rrushfet qe ai ka marre?!! Jo

A I tregon dot ndonje pazar qe ai e ka bere me moralin?!! Jo 

Atehere mbylleni o mjerane.

Me një karrierë shumë të pasur 48- vjeçare, mes skenës dhe ekranit, aktori i mirënjohur vazhdon të punojë intensivisht brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Ai ka lartësuar gjuhën dhe teatrin shqiptar në skenat më prestigjioze të Parisit, Vjenës Kajros, Kievit, Torontos, Athinës, Beogradit.

Aktori Mirush Kabashi numëron në karrierën e tij mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë ne kinematografi.