Ish-kryeministri italian: Të ndihmojmë Shqipërinë, ka ndryshuar plotësisht fytyrë

Postuar: 06/12/2017 - 10:59

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se është mjaftueshëm i dukshëm.

Në konferencën e mbajtur sot në Tiranë me temë “Roli i ndërkombëtarëve në tranzicion”, ish-shefi i ekzekutivit italian tha se rrjedhat në vendin tonë kanë qenë të jashtëzakonshme, por edhe ndryshimet të mëdha, të cilët i kanë ndryshuar plotësisht fytyrën Shqipërisë.

Më tej, ai shtoi se përtej rrjedhës politike, ka dhe disa kushte të tjera që duhen plotësuar për integrimin, për të cilin ish-kryeministri italian shtoi se Shqipëria duhet ndihmuar.

“Progresi i këtij vendi është mjaftueshëm i dukshëm. Sfida e Shqipërisë është lufta ndaj korrupsionit. Ka pritshmëri për një panoramë të re, pavarësisht tranzicionit. Ne kemi gjetur një harmoni me njerëzit në Shqipëri. Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Evropian.

Rrjedhat kanë qenë të jashtëzakonshme dhe  ndryshimet janë të mëdha deri në momentin që po flasim këtu. Këto ndryshime kanë ndryshuar plotësisht edhe fytyrën e Shqipërisë. Por ky proces ende nuk ka përfunduar, nuk është pra një etapë e përfunduar. Mbetet punë për t’u realizuar për integrimin, ndonëse po ecet përpara. Ka disa kritere për t’u përmbushur, përveç rrjedhës politike. Ne duhet ta ndihmojnë Shqipërinë në këtë proces”, tha Prodi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjermania vë si kusht për votën e saj pro hapjes së negociatave hartimin e ligjit të ri zgjedhor dhe zbatimin e tij që nga zgjedhjet loka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili akuzon kryetarin e Bashkisë së Shijakut se po gjobit ndërtues

Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentar, Edmond Spaho, ka reaguar sërish për arrestimin e Edmond Begos, i cili njih

Policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar mbrëmjen e së shtunës të shumëkë

   Presidenti Ilir Meta u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Admir Bokrinës, njërit prej dy shqiptarëve që humbën jetën në tragjedin

   Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtri ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

   Përmes një shkrimi në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria italiane vendosi për anul

   Kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.

   Partia Demokratike, teksa e quan deputetin e PS-se, Jurgis Çyrbja pjese te bandes se Shullazit, ka reaguar serish sot, duke i bere thi

   Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka reaguar pas akuzave të PD se ai është pjesë e bandës së Emiliano Shullazit dhe për këtë duhet të arres