"Po kur bën sikur i respekton Myslimanët!!!"

Kështu e nis postimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa komenton iftarin e shtruar nga kryeministri Rama në shenjë respekti për besimtarët myslimanë.

Manjani shkruan në Facebook se Rama gjatë kohës kur ishte kryetar bashkie, i shkelte ata me këmbë (literalisht).

POSTIMI I PLOTË

Po kur bën sikur i respekton Myslimanët!!!
Vite më parë, kur ishte Kryetar i Bashkisë, i shkelte me këmbë (literalisht) ritet fetare të tyre.
Sot shtron iftare elektorale dhe flet për perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.
Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është. Vetëm për të ngrënë ulet me ta.
Në të vërtetë, Qeveri e tepsisë është!