Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike, ka shfaqur në publik pas një mungese të gjatë edhe Jozefina Topallin. 

Ish-kryetarja e Kuvendit u pa në ceremoni së bashku me Genc Rulin, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe një tjetër kritik po ashtu i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Mungesa e Topallit në Kuvend duket se është ndjerë dhe te kolegët e saj të vjetër socialistë pasi u pa në një bisedë të ngrohtë me ministrin e Diasporës Pandeli Majko dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Figura e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë, bëri bashkë sot të majtë dhe të djathtë përtej bindjeve dhe ndasive politike.