Kallëzimi i opozitës, Vasili: Rama bëri ekspertizën e audio-përgjimit për një ditë

Postuar: 11/07/2018 - 15:08

Kreu i grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kryeministrin Edi Rama në lidhje me audio-përgjimin e publikuar pak kohë më parë që sipas opozitës shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.

Duke folur jashtë ambienteve të Prokurorisë, ashtu si demokrati Spaho edhe Petrit Vasili deklaroi se Rama fshehu provat duke thënë se audio-përgjimi ishte i manipuluar pa dalë ende ekspertiza.

"Kjo është një nismë e përbashkët për të ndarë prokurorinë që është tani nga Prokuroria e kryeministrit. Në Shqipëri ekzistojnë dy prokurori, kjo që është dhe ajo e kryeministrit që thotë unë kam bërë ekspertizën dhe ajo është manipuluar. Të fshehësh një provë dhe të mos e bësh publike kjo është një gjë skandaloze. Prokuroria e Edi Ramës e bëri ekspertimin për një ditë, ndërsa kjo që është tani nuk e ka bërë ende. Rama ka thënë qartë se e kreva ekspertizën, mora rezultatin, ishte e manipuluar dhe në bazë të kësaj po i jap vullnet ministrit të Brendshëm të vazhdojë detyrën."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Shumë herë në javët e fundit është artikuluar nga ambasadorët dhe ndërkombëtarët evropianë që maxhoranca dhe opozita duhet të bashkëpu

   Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Presidenten e Kroacisë, Kolinda-Grabar Kitaroviç nga ku ka shpr

   I rreshtuar në krah të kauzës së aktorëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë.

Ndalesën e radhës në kryeqytetin shqiptar Presidentja kroate e ka bërë në Bashkinë e Tiranës, ku u prit nge kreu i saj Erion Veliaj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transporti

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Sociaslite për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar nëpërmjet në statusi në Facebook ditën e sotme,

   Zhduken pa asnjë gjurmë 18 pistoleta që ndodheshin në ruajtje në burgun e Fushë Krujës.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç gjatë vizitës së saj në Tiranë, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku përsër

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, për