Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar aktualitetin politik duke deklaruar me bindje se vendi ndodhet në një udhëkryq dhe zgjidhja sipas tij është revolucion qytetar për largimin e Edi Ramës.

Berisha ka komentuar në Ora News mundësinë e ndërtimit të një kampi refugjatësh në vendin tonë, mundësinë e hapjes së negociatave, sjelljen e opozitës me kuvendin si dhe reformën në drejtësi për të cilën ka shigjetuar me akuza dy ambasadorët kryesorë në vend si bashkëpunëtorë të Ramës për ta kapur sistemin.