Kur edhe pak ditë ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për t’iu bashkuar asaj.

Nga qyteti i Fierit, Kryemadhi tha se protesta e 27 janarit nuk do të jetë për flamurin e LSI dhe as atë të PD, por do të jetë për qytetarët shqiptarë, për t’i nxjerrë nga gjendja në të cilën ndodhen.

"Protesta e janarit ka rëndësi pasi ka për qëllim të vetëm angazhimin e çdo qytetari për të protestuar, dhe për të ngritur flamurin e shpresës ndaj këtij realiteti të hidhur ku jetojmë sot. Kjo nuk do të jetë një protestë për flamujt partiakë. Në fakt më shumë se naftëtarët e Fierit për të protestuar më datë 2 7janar, nuk ka, duke patur parasysh mashtrimi që i është bërë prej një viti duke i thënë se do merrni pagat e prapambetura. Por jo vetëm pagat, por As sigurimet nuk i janë paguar. Mënyra si janë tallur me ta ka qenë abuzuese dhe diskriminuese", u shpreh Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI është ndalur edhe tek skema e TVSH, e cila sipas saj nuk formalizon ekonominë, por dëmton bizneset e vogla. Sipas Kryemadhit po synohet që mbledhja e TVSh-së që jepet me koncesion.