Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar foton e një shitësi bananesh i cili mban në dorë një pankartë ku shkruan: “Pra kur ligjin e shkelim ne quhet krim, kur e shkel qeveria quhet politikë?

“Rrustemi, i cili ushqen familjen ndershmërisht duke shitur banane e të cilit i kanë vendosur 7 gjoba e sekuestruar 3 herë arkën me banane, ka një pyetje për të gjithë”, shkruan Basha në Facebook.