Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka propozuar hartimin e një ligji, që sipas tij do të mbrojë “peshqit e mëdhenj” dhe do të prishë reformën në drejtësi.

Basha sqaroi gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, se bëhet fjalë për një ligj që ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit.

E njëjta stategji që u ndoq për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për të mos dalë para gjykatës, tashmë do të kthehet në ligj sipas liderit demokrat.

“Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhënj, tani duhet të kënaqen me cironka. Ligji propozon që Kuvendi të kthehet në Gjykatë dhe Edi Rama në gjyqtar. Modelin që ndoqi për të mbrojtur Tahirin, Edi Rama tani po e kthen në ligj”, u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha.