Deputeti Oerd Bylykbashi ka publikuar në profilin e tij videon e një qytetari durrsak, që ditën kur Tirana u rrethua nga forcat policore pasi ishte gjyqi i 23 protestuesve kuksianë, po ndiqte nga afër situatën e krijuar dhe ngre zërin për arrogancën e qeverisë.

“Ja nje durrsak safi. Shiheni! Si ata te rrallet tashme, per fat te keq! Nje durrsak qe proteston jo vetem ne Durres dhe per Durresin qe po ia zhdukin identitetin mijeravjecar nen beton, nen pallate, qe permbytet nga 10 minuta shi, nje qytet qe po helmohet nga plehrat qe digjen, qe po ia zaptojne detin, qe po e vjedhin perdite punime me rruge qe shqepen e qepen e ngushtohen nga vizioni i ngushte sa nje frengji bunkeri e Dakos. Nje durrsak qe niset per ne Tirane e proteston per kuksianet protestues qe i arrestojne ndersa Tahirin e lene te lire. Nje durrsak qe proteston kunder arrogances se qeverise”, shkruan Bylykbashi.

Sipas deputetit të Durrësit, personi që flet në video eshte nje durrsak qe nderon cdokend qe ka ende ndjenje qytetari pavaresisht bindjes politike dhe ben te skuqen ata "intelektuale" durrsake qe rrine e "komentojne" pas vetrines se kafenese se sa i zoti eshte Dako te bleje vota. Po mesa duket kane mbetur shume pak durrsake te tille. Per te ardhur keq, trishtim e turp!”