Të tjera largime në rang këshilltaresh kane ndodhur brenda LSI-se.

Nëpërmjet një deklarate, Ndue Lala dhe Artan Lazri kanë deklaruar largimin nga LSI dhe bashkimin me PS me arsyetimin se ata nuk janë dakort me aleancën LSI-PD, një aleancë që sipas tyre po e dëmton rëndë zhvillimin e qytetit të Pukës.

Vendimi i tyre është mbështetur edhe nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj.

DEKLARATA E PLOTE:

Gati tre vite më parë ne zgjodhem që në siglen e LSI-së të bëhemi pjesë e këshillit bashkiak të Pukës, me shpresen e madhe se vendi do të jetësonte shpejt ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Për fat të keq LSI dhe PD e harruan zotimin dhe hodhen pas krahëve ëndrren e pukjanve dhe të gjithë shqipëtarve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja evropiane.
LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin e Shqipërisë në BE, realizimin e reformave transformuese për vendin, dhe jo një Rusi që shtrinë influenca dashakeqe dhe që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perendimor LSI-PD është kthyer tashmë në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.
Kemi kërkuar voten e qytetarve të Pukës që tu Shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja. LSI në Pukë është kthyer shpesh kundër interesave të qytetit, madje duke tentuar dhe bllokimin e një sër projektesh që e kanë transformuar rrënjësisht Puken gjatë këtyre viteve.
Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet filo-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarve të tjerë të LSI në të gjithë njësit administrative të vendit të bojkotojnë masivisht aleancen e turpit dhe të mos vihen në shërbim të kësaj aleance anti-shqiptare e anti-kombëtare që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Ju faleminderit!
Ndue Lala
Artan Lazri