Lungomare do shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale nisjen nga zbatimi të projektit pas dy muajsh. Kreu i qeverisë poston disa foto nga projekti dhe thekson se zgjatimi i Lungomares do krijojë një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit.  

Postimi i Ramës në rrjetet sociale:

MIRËMËNGJES! dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë.