Menjëherë pas mbylljes së mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, e quajti këtë një akt të paprecedentë, pasi sipas tij mbyllja ishte e paligjshme.

Paloka tha se kryetari Ulsi Manja e mbylli mbledhjen, se pa që Arta Marku ishte në vështirësi për tu përgjigjur pyetjeve të opozitës.

"Mbas gjithë skandaleve që ju jeni dëshmitarë, seanca e sotme kishte një rëndësi të madhe dhe ne ishim të pranishëm.  Jo se njohim një prokurore që s’ka asnjë tagër kushtetues për të kryer detyrat e kryeprokurorit, por besonim se do jepte përgjigje për skandalet që kanë ndodhur. Zonja PPP të jepte disa përgjigje të rëndësishme, askush nga deputetët nuk mori asnjë përgjigje. Ajo ka shkuar aty për të zbatuar urdhrat që merr nga partia. Ajo që dua të denoncoj tani është ajo që ndodhi në komision, Ulsi duke qenë se ka lidhje me të dhe duke parë që zonja ishte në vështirësi, mbylli në mënyrë të parregullt komision dhe iku. Kjo nuk është e hera e parë, pasi e bën dhe Ruçi në Kuvend. Nuk janë bërë pyetjet akoma dhe nuk janë bërë konkluzionet ende. Si ata që po shkelin rregulloren si ajo që shkel ligjin, një ditë do të japin drejtësi para një drejtësie të vërtetë."