Takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët shqiptarë në botë e komenton edhe ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

"Sfida e diplomacisë ekonomike shqiptare është tërheqja e investitorëve të huaj në sektorët e ndryshëm prioritarë të ekonomisë; promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit", tha Rama sot.

Por, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan se Rama u foli ambasadorëve sikur u flet Habilajve.

"U paska folur ambasadorëve të Republikës sikur iu flet Habilajve!– shkruan Manjani në Twitter. – Iu ka bërë muhabet investimesh të huaja.

Ndërkohë të huajt që investojnë, pasi rrihen barbarisht, përcillen me barrelë në Rinas! Vetëm diplomacia e Habilajve e mbron këtë gjë! Hashash-diplomacia në veprim…",shkruan Manjani.