Marku mesazh prokurorëve: Të goditen grupet e drogës, jo vetëm shpërndarësit

Postuar: 13/02/2018 - 13:39

Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën e Prokurorisë së Korçës, ku ka kërkuar aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal.

Marku kërkoi nga prokurorët që të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për Korçën.

Ajo foli dhe për nëpunësit publike që janë shkelës të ligjit, duke shprehur mbështetjen për prokurorët për identifikimin dhe regjistrimin e veprave të tyre penale.

"Mbështesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit. Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj. Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlam

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaugar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha se Gjermania ka marrë vendimin për të vo

Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein ka

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pas seancës parlamentare, foli në dalje të Kuvendit për një “shkatërrim përfundimtar

Ashtu si në seancat e fundit edhe seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës

Ka rinisur pas një ndërprerje prej 10 minutash seanca e Kuvendit, ndërkohë që në foltore qëndron ende kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria mori lajmin më të keq, pasi partitë gjermane nuk do të votojnë pro

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryeministri i Hunga

   Sheshi “Skënderbej” fitoi të mërkurën Çmimin Europian të Hapësirës Publike 2017, në konkursin e zhvilluar në Barcelonë, ku Shqipëria k

   Një qytetar nga Durrësi, ka denoncuar sot faktin që sipas tij, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe drejtori i OSHEE, Adrian Çela po zhvend