"Mazreku "Qytetar Nderi", Azem Hajdari po vritet për herë të dytë!"

Postuar: 14/06/2018 - 14:06

Teksa publikon vendimin e bashkisë së Hasit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha me nderimi që po i bëhet Gafurr Mazrekut me urdhër të Ramës, Azem Hajdari po vritet për herë të dytë.

Deputeti demokrat i Kukësit ndër të tjera u shpreh se "Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet."

DEKLARATA E PLOTË

Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Partia Demokratike disponon propozimin që Kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë Këshillit Bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafurr Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.

Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është parashikuar për të hënën, prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa ka udhëtuar nga një qytet në tjetrin për turin e tij të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama është përballur me protesta të të rin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Indisë në vendin tonë, Thanglura Darlong, me rezidencë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lajmin që qarkullon në media se Shqipëria është shprehur e gatshme për të pranuar një k

"Unë kam besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër."

Avokati Spartak Ngjela i është bashkuar debatit më të nxehtë të këtyre ditëve në vendin tonë, ardhja e 600 mijë refugjatëve sirianë, që m

Deputeti demokrat Muslim Murrizi i ka kushtuar një status të gjatë ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Kës

"Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohe

"Nga Holanda pritej se si hakmarrës që janë, nuk ja falen Edvinit që uli çmimin e kanabisit në Evropë.

   Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlam

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaugar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha se Gjermania ka marrë vendimin për të vo