Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar këtë të mërkurë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen kroate Kitaroviç, nga ku ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kroacisë vijojnë të mbetet të forta dhe të konsoliduara.

Meta u shpreh se ka biseduar gjerësisht me Kitaroviç në lidhje me një sërë projektesh të natyrës ekonomike, duke deklaruar se shpreson që raporti mes dy vendeve të kthehet në një bashkëpunim të partneritetit strategjik.

Nga ana tjetër Kitaroviç e ka cilësuar si mik Presidentin Meta, duke kujtuar në hyrje të fjalës së saj përpjekjet e komunitetit shqiptar për shtetin Kroat.

Meta: Së bashku me Presidenten kemi rënë dakort që gjatë vitit të Skëndebeut të bëjmë një vizitë të përbashkët atje ku banojnë arbanët. I shpreha mirënjohjen Presidentes për mbështetjen që ka dhënë Kroacia në integrimin e Shqipërisë në BE.

Vendet tona po punojnë që ta ngrenë bashkëpunimin në atë të partneritetit strategjik. Interesat e dy vendeve janë të përbashkëta. Një bashkëpunim me interes është dhe ai detar mes dy vendeve. I shpreha mirënjohjen Presidentes për mbështetjen që Kroacia ka dhënë për menaxhimin e ujërave detare.

Patëm ënaqësinë që të prisnim njoftimin e komsiionerit Avrasmopulos për konfirmin ser Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat për liberalizimin e vizave. Jemi shumë të lumtur gjithashtu dhe për ftesë që ka marrë Maqedonia për t’u anëtarësuar në NATO.

Presidentja e Kroacisë nuk mund të mos e vizitonte Shqipërinë në vitin e Skëndërbeut… e uroj dhe për performancën e jashtëzakonshme të ekipit të Kroacisë në kampionatin e futbollit… dua ti uroj suksese gjatë kësaj vizite në vendin tonë dhe ta ftoj për të dhënë mesazhin e saj.

Kitaroviç: Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë i dashur mik. Dëshiroj që të shpreh kënaqësinë për vazhdimësinë e dialogut mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Shpreh shpresën dhe bindjen time që bashkëpunimi do të vijojë. Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të pakët. Gjatë luftës për atdheun tonë, ne e kujtojmë dhe e vlerësojmë mbështetjen tuaj. Komuniteti shqiptar në Kroaci është shembull i lidhjeve tona, gjithashtu dhe një shembull i fuqisë së këtij komuniteti që luftoi për lirinë e Kroacisë.