Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando.

Meta bën të ditur se pasi i shprehu mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizoi se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë.

Në këtë kuadër, Meta ka theksuar se forcat politike parlamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejt me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe veneciane dhe në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016.