Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të zhvillojë sot një takim zyrtar me homologun shqiptar Ditmir Bushati.

Takimi do të mbahet në qytetin e Korçës, ku forcat e policisë janë shtuar për të garantuar rendin dhe sigurinë. Makina të blinduara janë vendosur gjithashtu në qytet.

Takimi mes dy ministrave do të mbahet në një hotel, i cili mbahet po ashtu nën masa të rrepta sigurie. Takimi mes delegacioneve shqiptare dhe greke do të zgjasë tre ditë dhe do të jetë pa prezencën e mediave.