Konferenca e kryetarëve ka vendosur datën kur do të zhvillohet mocioni me debat me kryeministrin Rama i kërkuar nga opozita për heqjen e ndihmës ekonomike për disa familje. 

Seanca do të zhvillohet në datën 15 mars, pasi në dy seancat e ardhshme, kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm për shkak të axhendës.

Ditën e martë PD dorëzoi kërkesën ku theksohet se përjashtimi nga ndihma ekonomike është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

Sipas PD nga skema e ndihmës ekonomike janë më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin që janë hequr nga skema e ndihmes ekonomike.