“Në Durrës "mbretëron" banaliteti i të keqes së administrimit ordiner të Dakos”

Postuar: 19/03/2018 - 16:47

Deputeti demokrat njëkohësisht kryetar i kësaj force politike për qytetin bregdetar, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në një postim në Facebook pas përmbytjes së Durrësit, duke akuzuar si përgjegjës kryebashkiakun Vangjush Dako.

Bylykbashi shkruan se “Administrimi Ordiner i Dakos eshte i kolauduar. Buxheti shperndahet ne pune te vogla e ne dukje pa buje. Nje kanalizim ketu, nje rruge e shtruar atje pasi eshte shtruar para dy vjetesh me miliona euro te tjera, nje feste deti, ulliri, pice, qoftesh dhe birrash, apo ku di une cfare shpikje‎ tjeter. Por qyteti vazhdon te permbytet, uje nuk ka me shume se nje ore (se mos e pini nga rubineti!), era e plehrave te djegura vazhdon te helmoje,shetitorja buzedetit qelb ere me orar sipas hapjes se shkarkimit te ujerave te zeza (ma thone vazhdimisht ne tirane ata qe vijne te shijojne ndonje peshk a pice). Dako vazhdon dhe nuk merret me keto halle reale baze.”

STATUSI I PLOTE

Dako si banalitet i te keqes

Mjaftuan 10 minuta shi i rrembyer sot dhe Durresi u ripermbyt. Shiu ka ore qe vazhdon dhe durrsaket jane ne mes te ujit. Nuk mbahen mend heret e permbytjeve. Po aq nuk mbahen mend heret kur opozita, apo qytetare te vecante pa lidhje me politiken, kane ngritur shqetesimin. Por asgje nuk ndodh, del dielli dhe Dako buzeqesh serish si tinzar.

Italianet kane nje term: amministrazione ‎ordinaria. Do te thote administrim i perditshem. Por Dakos perkthimi qe i shkon per shtat eshte ADMINISTRIM ORDINER. Pikerisht, ordiner si krimi! Si menyra kriminale me te cilin planifikon dhe shperndan fondet e buxhetit qe mbledh nga durrsaket me taksa, pagese uji te rritur qe nuk vjen me shume se nje ore ne dite, taksa per plehrat qe digjen ne qiell te hapur duke helmuar durrsaket, per ujrat e zeza qe ne 2018 ende derdhen tek Vollga dhe lista nuk mbaron.

Administrimi Ordiner i Dakos eshte i kolauduar. Buxheti shperndahet ne pune te vogla e ne dukje pa buje. Nje kanalizim ketu, nje rruge e shtruar atje pasi eshte shtruar para dy vjetesh me miliona euro te tjera, nje feste deti, ulliri, pice, qoftesh dhe birrash, apo ku di une cfare shpikje‎ tjeter. Por qyteti vazhdon te permbytet, uje nuk ka me shume se nje ore (se mos e pini nga rubineti!), era e plehrave te djegura vazhdon te helmoje,shetitorja buzedetit qelb ere me orar sipas hapjes se shkarkimit te ujerave te zeza (ma thone vazhdimisht ne tirane ata qe vijne te shijojne ndonje peshk a pice). Dako vazhdon dhe nuk merret me keto halle reale baze.

Miliona qe treten si uji ne rere cdo dy vjet per rrugen e plazhit, miliona euro per faqen e kodres se Currilave qe tashme ka rreshkitur teresisht dhe ato miliona euro qe u hodhen me zhurme aty jane zhdukur, palma pa fund por qe thahen e duhet paguar serish per t'i zevendesuat, miliona euro per nje shesh qe zhduku identitetin e Durresi‎t dhe me vizion provincial e ktheu si shesh te cdo qyteti province.

Dako deklaron se asnje qindarke nuk do te hedhe per te zgjidhur ceshtjen e vendgrumbullimit te plehrave qe digjen ne qiell te hapur duke leshuar dioksine e helme te tjera kancerogjene, duke ndotur token, ujin nentokesor dhe ajrin. Flitet se Durresi ka perqindjen me te larte te kancereve ‎ne zorren e trashe dhe stomak, qe vjen pikerisht nga ushqimet e ndotura. Po prokuroria nuk heton nje nga shkeljet me te renda qofte edhe me neglizhence te Dakos.

Nje gje te vetme "madheshtore" tentoi Dako, Velieren, por i ka mbetur si germadhe duke zhdukur arkeologjine e nje prej zonave kryesore, portes hyrese ne Durresin antik, duke vene ne hije simbolin e qytetit, Torren Veneciane, duke zhdukur identitetin urbanistik qytetar dhe kembesor qe kishte zona,‎ duke shemtuar hyrjen nga deti ne qytet si te jete nje nyje trafiku cfaredo e periferise se nje qyteti. Milionat aty u bene beton, Veliera sot eshte nje centaur i shemtuar gjysem antik e gjysem modernizem banal, dhe "vela" i eshte grisur si "breket e Lemes" (do thonin durrsaket e vjeter) qe kurre nuk u varen ne telin e Velieres. Kostoja e deshtimit te nje vizioni urban te Dakos sa frengjia e nje bunkeri eshte pikerisht ajo shemti.

Pra Administrim Ordiner kriminal i fondeve, pak ketu e pak atje. Dhe tek cdo projekt shtrimi apo arnimi rrugice, shqepje e qepje kanali, koncensioni sherbimesh ne qytet, Dako ka vene "filtrin" qe i filtron parate qe i duhen. Per vete dhe per te blere pushtet ne zgjedhjet e radhes. I duhen per te mbajtur te kolauduar makinen kriminale te shitblerjes se votes, rreshteret, kapterret, kolonelet e tij me te cilet kontrollon cdo zone si dhe per te joshur e mbajtur te urte bandat dhe oligarket qe e ndihmojne te bleje vota e ushtroje presion, duke u hedhur si kocke leje ndertimi pallatesh mbi territore publike‎ ose antikitet, apo koncensione.

Per durrsaket e hershem ka qene dikur nje shprehje qe ashtu te pervuajtur, punonin gjithe javen per te ngrene nje tave ne fund te saj. Epo ato kohe kane ikur dhe sot interneti dhe media eshte kudo. Keto te fundit edhe blihen dhe heshten. Gjithesesi celularin qe shkrep foto te shemtive te Durresit te Dakos e ka kushdo, durrsak dhe vizitor.

Ndaj Dako ka zgjedhur administrimin ordiner, me copa te vogla, pa u ndjere. Sepse shpreson tek efekti i bret‎koses. Bretkosen po ta hedhesh ne uje te nxehte, kercen jashte enes, por po ta fusesh ne uje te ftohte dhe dalengadale ta ziesh ujin, nuk kupton gje dhe ngordh e zier. Kete shpreson Dako me administrimin e tij ordiner. He me se nuk eshte gje, dicka e vogel... kjo eshte motoja e tij me te cilen ne 11 vjet ka shkaterruar qytetin. PS ka 18 vjet qe e qeveris Durresin, pra jo te gjitha zullumet jane te tij personalisht, po barbari te ketille nuk arriti askush me pare.

Durresi eshte nje qytet qe u projektua per tu mbrojtur nga deti, andej i ka edhe muret. Por askush nuk mendoi qe shkaterrimi do t'i vinte nga periferia ne toke. Dhe sot e ka pesuar kete mosvemendje.

PD ka kusurin e saj qe nuk arriti te gjeje forcen, njeriun e duhur, nuk qe e imunizuar nga korrupsioni apo nuk gjeti kohezionin per ta ndalur kete te keqe ordinere e bashkuar pa gerrmerre. Nje te keqe qe si virusi nuk luftohet me antibiotike standarte. Sigurisht SPAK do t'u vije pas qafe ketyre qeveritareve durrsake me Dakon si simbol, por ajo eshte pune e ligjit.

Rendesi ka reagimi qytetar, qe behet me vote, jo me llafe kafenesh. ‎Partite bejne pjesen e tyre qytetare. Por Dako dhe masteri i tij ne Tirane, Edi Rama do vazhdojne sa kohe durrsaket do te vazhdojne te pranojne banalitetin ordiner te te keqes, dhe do kujtohen vetem ne kafene duke share e perfolur te gjithe (madje me mire opoziten, se Dakos mund t'u duhet t'i kerkojme ndonje leje per karusel tek Vollga qe punon me korentin falas te shtylles se elektrikut), ose kur te fillojne emrat per kandidatet per kryetar bashkie apo deputete.

Deri atehere, ne durres do te "mbreteroje" banaliteti i te keqes se administrimit ordiner te Dakos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se është i gatshëm të përballet me ministren e Arsimit Lindita N

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur komisionierit për Zgjerim Johanes Hahn, i cili tha gjatë vizitës së tij në Tiranë s

Pas takimit të komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për In

Një javë pasi ndoqi finalen e botërorit ku Kroacia u rendit në vendin e dytë, Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović do të zhvil

Komisioneri evropian për zgjerimin Johannes Hahn e ka quajtur një tryezë fantastike, mbledhjen me kabinetin qeveritar të kryeministrit Ed

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ndodhet sot në Tiranë, për fazën përgatitore të punës dhe atë të vlerësimit për hapjen e negociat

   Investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagje të ndryshme dhe rikualifikimi i akseve kryesore si “Egnatia” apo “Aleks

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë sot me një propozim të ri, që politikanëve t’iu bëhet testi i drogës.

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që tregon eksperiencën e tij në QSUT në Urgjencë.

   Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn çel sot zyrtarisht punën përgatitore në Tiranë për çeljen e negociatave.