Këtë të hënë kryeministri i Belgjikës ka ardhur në Tiranë në një vizitë zyrtare, pak ditë pas marrjes së rekomandimit të Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave.

Michel është pyetur nëse Shqipëria e meriton vërtet hapjen e negociatave në qershor, e në përgjigje kryeministri ka deklaruar se ai nuk mund të japë një përgjigje sot, pasi do të ishte sikur të vihej “qerrja përpara kaut”.

 Por përpos faktit se Belgjika nuk ka ende një përgjigje zyrtare nëse do të votojë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kryeministri është shprehur se ardhja e tij në Tiranë është një sinjal që tregon shumë për qasjen e BE-së ndaj vendit tonë.

Kryeministri Michel: Dua të theksoj disa elemente, pika e parë është vendosmëria për të punuar së bashku, për të foprcuar dhe ushqyer marrëdhënies dypalëshe.

Kemi patur rastin të përmendim një sfidë të rëndësishme, cështja e emigracionit. Dua të theksoj përpjekjet që janë bërë nga autoritetet nën drejtimin e kryeministrit për të patur një partneritet të ndershëm dhe bashkëpunues në këtë fushë. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të origjinës së sigurt. Një pikë shumë e rëndësishme të shkëmbimeve tona është ambicia që kemi për të luajtur një rol kyç në të ardhmen e BE-së, duke mbështetur reforma për të thelluar më tutje bashkëpunimin në BE, për të forcuar ekonominë, për të shtuar sigurinë dhe për të siguruar çështjen e emigracionit.

Para disa ditësh rekomandimi i KE hapi rruhën pa kushte. Në javët e ardhshme do të ketë diskutime të rëndëisshme në gjirin e shteteve të BE-së në lidhje me këto çështje. Do të merret një vendim në muajin qershor, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm. Ramë dakort që të ruajmë një bashkëbisedim të afërt me kryeministrin. Me shumë qartësi ne dëshirojmë që të qartësojmë dhe afrojmë Shqipërinë me BE-në.

Gazetari: E meriton Shqiperia çeljen e negociatave?

Kryeministri belg: Vizita ime sot nuk është një rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që mu bë, për të dhënë një sinjal miqësie e respekti nga BE. Është e rëndësishme që fillimi i një procesi anëtarësimi nuk është pika e mbërritjes por vetëm fillimi i nisjes së reformave. Procesi i vendimmarrjes është i përcaktuar, nuk mund të vëmë qerren përpara kaut.