Postuar: 15/04/2018 - 15:22
"Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!"
Kështu i ironizon ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, lajmet për arrestimin e mundshëm të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla
Përmes një postimi në Facebook,Manjani sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë.
POSTIMI I PLOTË
Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!
Formulë interesante!
Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!
Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!
Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!
Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!
Rilindje për të gjithë!
/portali DurresLajm/