Opozita kallëzon Ramën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Fshehu provat

Postuar: 11/07/2018 - 14:31

Opozita ka dorëzuar sot në prokurori një kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama me pretendimin ai fshehu provat lidhur me audio-përgjimin e publikuar pak kohë më parë nga PD, ku implikohej vëllai i Xhafajt.

Nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se Rama ka fshehur provat dhe po manipulon procesin e hetimit.

"Para disa kohës opozita ka publikuar një audio-përgjim të një pazari të një bisede për transaksione me drogës, që përfshinte dhe vëllain e Xhafajt. Pas 24 orësh më pas Rama deklaroi se audio-përgjimi është fals. Është montazh. Dhe ai dispononte provën e ekspertimit. Dhe ndërkohe Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje. Mospublikimi i kësaj prove, Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë provë për të zbardhur të vërtetën. Duke mos e bërë publike, jo vetëm që Rama manipuloi opinionin, por po pengon të vërtetën. Ne jemi duke bërë kallëzim penal për fshehjen e së vërteten."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat, njëherë kur ia doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Gjykatën e Apelit ta l

Asambleja Parlamentare e Partisë Socialiste nuk do të mblidhet në korrik, siç dhe ishte paralajmëruar, por në shtator.

Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar, është sërish tema e ditës në Komisionin e Medias dhe Edukimit.

Është nënshkruar marrëveshja "100 fshatrat", që synon t'i kthejë këto fshatra në destinacione të reja turistike.

Kryeministri Edi Rama me anë të disa fotove ka treguar se në plazhet e Shqipërisë ka një infrastrukturë të plotë të kullave të vrojtimit.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon Ministrinë e Brendshme për mënyrën si po zbatohet op

Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano është një ndër figurat më të njohura të politikës edhe pse prej vitesh është tërhequr.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi nga Vlora se ky qark ka nevojë për kujdes të shtuar sa i takon çështjes së sigurisë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prej kohësh është në shigjetën e akuzave nga Partia Demokratike.

Partia kryesore opozitare në Greqi, Demokracia e Re, i kërkon sërish qeverisë së Kryeministrit Tsipras që të bëjë publike marrëveshjen që