Në ditën kur opozita ka organizuar protestën për largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama ka preferuar që të shkojë në Berat dhe të mos jetë në zyrë.

Ai ka vazhduar me dëgjesat publike, duke folur për problemet e qytetarëve, dhe si mundet që qytetarët t’i zgjidhin përmes portalit shqipëriaqëduam.al.

“Për të ndryshuar njerëz që nuk e meritojnë të jenë në administratë, kërkon kohën e duhur, por njerëzit nuk mund të presin nesër për atë që me të drejtë u takon sot, shqipëriaqëduam.al është platforma që për tre minuta regjistrohet dhe bën me dije problemin që ka, i barabartë pa dallime. Ankesa shkon direkt tek ministri, për problemet me hipotekat, me mbifaturimin, për të zgjidhur problem për pensionet.

Janë problem të mëdha për atë që I ka pavarësisht së duken të vogla për të tjerët, nuk keni nevojë të kërkoni një “mik” pasi ankesa shkon direkt tek miqtë tuaj, ministrat.

Çdo të mërkurë kur ne bëjmë mbledhje dalin të gjitha problemet tuaja pasi është sistem i digitalizuar.

Një grup prej 30 vetash që punojnë edhe natën, kanë detyrë që të bëjnë të gjitha raportet për rezultatet e përgjigjes për ministrat. Është një mekanizëm fantastik, brenda 10 ditësh jepet përgjigja, i njoftohet ankuesit që u mor ankesa juaj, kur kalon pak më shumë kohë i kërkohet ndjesë. Është çështje besimi dhe kulturë për të mos vazhduar historinë gjej një mik apo fut dorën në xhep dhe jep lekë.

Ta dinë punonjësit t administratës që ai që vjen përballë jush mund t’ju heqë nga puna. Janë mbi 130 punonjës që nuk janë më në punë.

Bëhet një hetim administrativ që X çështje është vonuar se ka pasur problem administrative apo janë dembelë.

Duhet të mbahet përgjegjësi.

Sa më shumë qytetarë duhet të marrin pjesë në proces për të mirën e tyre.”, tha Rama.