Gjatë konferencës për shtyp me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti Ilir Meta foli edhe për paktin detar me Greqinë, për të cilin tha se procesi duhet të bazohet në barazi mes palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare.

“Ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës. Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces”.