Paralajmërimi i ministrit për grupet kriminale: Policia do t’ua nxijë jetën

Postuar: 16/04/2018 - 12:15

Kreu i Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj deklaroi sot se brenda pak muajsh janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve.

Në këtë kuadër, ministri Xhafaj ka kërcënuar grupet kriminale që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri dhe jashtë se 'policia do t'ua nxijë jetën'.

"Kam qenë i pranishëm pak muaj më parë në një takim të këshillit të sigurisë këtu në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, projekti policimi në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë takim që u pikënisje për ta zgjeruar më tej këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët, me komunitetin. Ky forum nuk është një institucion. Është pikënisja për të realizuar këtë filozofi. Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit. Jo vetëm që i kemi evidentuar por me bashkëpunimin e Prokurorisë kemi goditur një pjesë të rëndësishme të këtyre. Kemi goditur 7 grupe kriminale me persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë. Krijojnë shqetësime për rendin, për sigurinë, për jetën e qytetarëve. Jemi në një betejë pa kompromis."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një video brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku do sh

Deputet i Partisë Demokratike për Durrësin, Edi Paloka, përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut sulmon kryeministrin Edi Rama

Nuk ka bir ku...’ të më pengojë në rrugën për drejtësi’, ishte kjo deklarata e ish-ministrit Saimir Tahiri e cila bëri bujë në

   “Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem.

   Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe deputetit, dikur soci

   Partia Demokratike do të mbledhë nesër Këshillin Kombëtar, për të vendosur mbi ndryshimet statutore.

"Belgjika nuk është vend i "arit" ku mund të gjeni çfarëdo lloj gjëje që të kërkoni, prandaj mos ejani në Belgjikë për të kërkuar azi

Deputeti durrsak Lefter Koka, është fotografuar sot në Kuvend teksa ka shkuar për të përshëndetur deputetin Saimir Tahirin.

Pas deklaratës për gazetarët se nuk do të kishte bir nëne apo kurve që do ta pengonte, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar