Pasi mbajti postin e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në emisionin “Studio e Hapur” ka bërë me dije për kthimin e tij në politikë.

Ai ka pranuar në emisionin “Studio e Hapur” te Eni Vasilit se është gati të rikthehet në Partinë Demokratike të cilën e la 5 vjet më parë kur u zgjodh në krye të shtetit.

I pyetur nëse do të krijojë një parti të re si Bamir Topi, ai tha se “nuk kishte moshën dhe as dëshirën tu hynte aventurave të tilla”. Ai la të hapur rikthimin në Partinë Demokratike.  

“Partia Demokratike është në opozitë. Unë gjithashtu e shoh veten në opozitë me shumë fenomene që po bën kjo qeveri. Në aspektin strukturor se si do të përfshihem aty mbetet për tu parë” – tha Nishani.

I pyetur nëse do të tentojë të rikthehet në PD si kryetar i saj, Nishani ka dhënë një përgjigje të prerë.  

“Dua ta mbyll një herë e mirë këtë çështje. Nuk kam për ta rivalizuar asnjëherë Lulzim Bashën në PD.” – tha Nishani.