Pas përfundimit të protestës, PD ka denoncuar forcat e policisë, duke i akuzuar se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Po ashtu, PD ka publikuar edhe një foto të një efektivi policie, për të cilin thotë se ka qenë me armë në protestë.

“Gjate protestës, policia ka qenë e pajisur me armë zjarri, gjë që është e ndaluar me ligj”, thotë PD.

Gjatë përplasjes që ndodhi ditën e sotme mes protestuesve dhe policisë, mbeti i lënduar edhe kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi.