Deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi ka denoncuar sot përmbytjen e tokave dhe shtëpive në zonën e Katundit të Ri.

“U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres”, shkruan Bylykbashi.

Bylykbashi u referohet banorëve kur thotë se hapja pa paralajmërim e rezervuareve në Tiranë sjell përmbytjen e kësaj zone në Durrës.

Ai thekson se asnjë hetim nuk është ndërmarrë për të zbardhur shkaqet e këtyre përmbytjeve të përsëritura, madje edhe tani në prag të stinës së verës, ndërsa akuzon bashkinë e Durrësit që e kalon situatën në heshtje.

“Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t'i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!”, shkruan Bylykbashi.

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Katundi i Ri ne Durres sot serish i permbytur dhe nen pushtetin e ujrave te lumit Erzen. Qeveritaret nuk e vene ujin ne zjarr. U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres. Shiu ra dje, por permbytja filloi sot. Banoret ankohen per rezervuare qe hapen pa paralajmerim ne zonen e Tiranes e derdhen ne lume ndersa pasojat i vuajne ata. Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t'i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!