Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të veçantë në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqet me bashkëshorten e tij Linda Rama dhe djalin e tyre të vogël, Zahon.

Në një sallë ku luhet basketboll, familja kryeministrore shfaqet e gëzuar teksa luajnë të tre me top.

Nuk dihet se ku ndodhen Rama me gruan dhe djalin, por videon e ka postuar pikërisht në Ditën e Verës.

Këto dy ditë Rama ndodhet me kabinetin qeveritar në Elbasan ku ka zhvendosur mbledhjen e qeverisë.