Pas propozimit të Ramës në Kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët si simbol të unitetit kombëtar, reagime të shumta vijnë nga Serbia.

Për shkak të kësaj deklarate, kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popovic i ka kërkuar qeverisë serbe që vendi ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, person ‘non grata’.

"Këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar ne e shohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon të aneksojë Kosovën e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë"– ka thënë ndër të tjera Popovic, raporton media serbe, B92.