Presidenti Meta takohet me anëtarë të Grupit parlamentar italian të Miqësisë me Shqipërinë

Postuar: 13/09/2017 - 09:07

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vijim të vizitës zyrtare në Itali u takua edhe me Kryetarin e Grupit parlamentar italian të Miqësisë me Shqipërinë, Senatorin Salvatore Margiotta dhe anëtarë të këtij grupi.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vyer që Italia dhe Parlamenti italian i kanë dhënë procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu besimin se Grupi parlamentar italian i Miqësisë me Shqipërinë do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë fazë për të mbështetur vendimarrjen për hapjen e negociatave të aderimimt për në Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta e Senatori Margiotta theksuan rëndësinë që parlamentet e të dy vendeve, me iniciativë të Grupeve parlamentare të Miqësisë, të hartojnë një agjendë të përbashkët pune e aktivitetesh në funksion të nxitjes së mëtejshme, jo vetëm të bashkëpunimimt parlamentar edhe të ndërmarrjes së nismave parlametare, por edhe të lehtësimimt të kontakteve mes njerëzve të fushave të ndryshme; kulturës, artit, biznesit.

Presidenti Meta theksoi nevojën e arritjes së një marrëveshjeje dypalëshe që do të mund të adresojë sigurimet shoqërore dhe vlerësojë kontributet individuale në këtë drejtim, si dhe nënvizoi çështjen e integrimit dhe të gjithëpërfshirjes së drejtë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe familjarëve të tyre, kontributin e tyre në ekonominë italiane dhe rëndësinë e mbështetjes së promovimit të komunitetit arbëresh si një urë e fortë e miqësisë mes dy vendeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ajo nuk është më vetëm vajza e Azem Hajdarit, pasi tashmë ka nisur të krijojë një profil të vetin në publik.

   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama që të luftojë bandat dhe krimin e organizuar.

   Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi sot se gati 8000 studentë shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit rrezikojn

   Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka konfirmuar qëndrimin e partisë në lidhje me aktin normativ.

Saimir Tahiri del kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Zyrtarët e ministrisë së Brendshme kanë ndërmarë një aksion i cili ka si qëllim ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë që të mos abuzojnë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë i ftuar nga homologu i Tij, Frank-Wal

   Vizitën e parë zyrtare si Kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta zhvillojë në Shqipëri.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar sot mes Partisë Socialiste, Grupit Par

Të majtë dhe të djathtë ishin pro dekretit të Nishanit për rrëzimin e ligjit të mbetjeve.